Do e fusnin sërish në qeli, sëmuret papritur ''Zogu i Tiranës''

Do e fusnin sërish në qeli, sëmuret…

Para rreth një muaji, prezantuesi i njohur në disa programe televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që njihet si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelitë e paraburgimit të Burgut 313, ku qëndroi për afro 5 muaj nën akuzat e prostitucionit.

Aktualisht, Hermes është liruar dhe është në arrest shtëpie, por në datën 8 qershor (të hënën e kaluar) mësohet se ka pasur një seancë gjyqësore, në të cilën nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u thirr të dëshmonte përsëri, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit lirimin e 26-vjeçarit, duke kërkuar rikthimin në qeli të tij.

Mësohet se çështja është gjykuar nga gjyqtarja Flutura Skënderi, e cila sërish ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, i njëjti vendim i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.

Burime të sigurta kanë treguar për “Panorama Plus” se Hermes nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit për shkak të problemeve shëndetësore, gjendje që u rëndua pasi mësoi se çështja e tij ishte ankimuar. Ai u përfaqësua nga avokati i tij, Perlat Kocillari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit