“Do hyjmë në Kadastër”/ Banorët e Bërxullës: Pasha zotin këta nuk do kenë hall e derman

“Do hyjmë në Kadastër”/ Banorët e Bërxullës:…

Banorët e Bërxullës për 7 muaj rresht kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtën e pronës së tyre që po i prishet nga projekti Thumanë-Kashar. Ata thonë se po iu soset durimi dhe situata do agravojë nëse Kadastra nuk iu legalizon  pronat.

Njëri prej banorëve shprehet se ata po i sorollasin, pasi disa prej tyre kanë bërë aplikimet që në vitin 2015, akoma edhe sot nuk kanë marrë certifikatën e pronës.

“Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori. Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit. Zotëria ka bërë aplikim që në 2015.

Këta nuk ja legalizojnë. Thotë sillni edhe njëherë aplikime. Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim. Pasha zotin nuk do kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë”, tha një banor.

Më tutje ai ka shprehur se do hyjnë në Kadastër edhe sikur të përplasen me policinë, pasi nuk durojnë më. Sipas tyre, Dallëndyshe Bici po tallet me ta.

Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diellë me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur. Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken.

Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë. Duhet të bëhemi edhe në si Dallëndyshe Bici, të bëhemi dallëndyshe që të flatrojmë nga një pjesë e tokës të dalim te tjetra”, tha një prej banorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit