Do kalojnë natën para Kryeministrisë, kërkohen batanije për protestuesit

Do kalojnë natën para Kryeministrisë, kërkohen batanije…

Qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës para Kryeministrisë, në kuadër të përshkallëzimit të aksionit të tyre në ditën e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike që ka qeverisur vendin në 35 vitet e fundit.

Sot, në tubim morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga Diaspora, të cilët udhëtuan drejt Tiranës për t’iu bashkuar qytetarëve në protestë.

Për shkak të uljes së temperaturave gjatë natës, është bërë thirrje për mbështetje me batanije për protestuesit që do të qëndrojnë në shesh.

“Do ndihmonin shumë disa batanije, sepse është bërë shumë fresk”, thuhet në një nga thirrjet drejtuar qytetarëve që dëshirojnë t’i mbështesin protestuesit gjatë natës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit