Do linte pensionistët pa bukë, tani Beqaj bën propozimin 'epik' kërkon 4 ditë pushim për...

Do linte pensionistët pa bukë, tani Beqaj…

Dalja nga kriza e pandemisë është kthyer në një sfidë të veçantë për të gjitha qeveritë e botës.

Edhe në vendin tonë po vërehet diçka e tillë, ndërkohë që sugjerimet janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Së fundi, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, nga foltorja e Kuvendit, ka bërë propozimin që administrata ta bëjë pushim të premten dhe të hënën, përfshirë të shtunën dhe të dielën që njihen zyrtarisht nga shteti.

Ai e justifikoi kë propozim me idenë se, kjo do të shmangte ngarkesën e tepërt të turizmit përgjatë muajit gusht.

Ai u shpreh:

“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator që fillon shkolla, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë pushim premten dhe të hënën.

Që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbingarkojmë turizmin në gusht dhe t’i japim një ndihmë ekonomisë”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit