Do paguajmë më shumë për shërbimet, nis sot taksimi progresiv

Do paguajmë më shumë për shërbimet, nis…

Duke nisur nga e hëna e 1 janarit 2024, në Shqipëri ka nisur zbatimi i tatimit progresiv për të vetëpunësuarit.

Ky tatim bëhet në bazë të të ardhurave, ku të vetëpunësuarit me të ardhura vjetore deri në 14 milion lekë të vjetra në vit do të paguajnë 15% taksë, ndërsa për ata që deklarojnë më shumë të ardhura se kaq, taksimi do të jetë 23%. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në normën e re të tatimit përfshihen 29 mijë biznese dhe profesione të lira.

Pas taksimit, të gjitha këto profesione parashikohet të sjellin në buxhetin e shtetit një rritje prej 3 miliardë lekë më shumë në vitin 2024.

Në profesionet e lira janë përfshirë 26 lloje aktivitetesh të ndarë në 180 profesione. Disa mes atyre që do taksohen në bazë të të ardhurave janë audistët, avokatët, mjekët, noterët, kontabilistët, infermierët. Teksa vlen të theksohet se lista e taksimit të ri, përban më shumë shërbime që ofrohen nga indivitët.

Në systemin e ri të taksimit janë përfshirë dhe aktiviteti i prodhimit të filmave, videove, programeve televizivë, prodhimi i muzikës apo regjistrimi i zërit. Marrja dhe dhënia me qira do të konsiderohet një aktivitet i taksueshëm, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shërbimet e rezervimit do të taksohen po ashtu.

Nëse shtetasit e Kosovës e nisën vitin e ri me lajmin e mirë të udhëtimit pa viza në zonën Schengen, viti 2024 nuk mund të themi se ka nisur i mbarë për shtetasit e Shqipërisë. E gjithë kjo rritje taksash do të jetë në kurriz të qytetarëve, të cilët do të paguajnë më shumë për shërbimet që do të marrin, në mënyrë që bizneset të mbijetojnë dhe të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit