“Do rrah doktorin me shpulla”/ Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet se do godiste Berishën te Kuvendi

“Do rrah doktorin me shpulla”/ Arrestohet 41-vjeçari,…

Një burrë me inicialet F. B., është arrestuar nga Policia e Shtetit  pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë. 41-vjeçari po qëndronte me minuta të gjata përpara Kuvendit pa arsye dhe po shfaqte veprime të dyshimta. Fillimisht ai nxiti panik me një objekt të ngjashëm me një pistoletë. Mirëpo nbë të vërtetë objekti ishte një çakmak, të cilin ai e përdori për të ndezur një cigare.

Punonjësit e Gardës i kërkuan disa herë të largohet, mirëpo burri nuk është bindur. Ai u shfaq duke folur në telefon, duke komunikuar me dikë të cilin i tregonte se dëshironte të rrihte “doktorin”. Dyshohet se 41-vjeçari ishte duke pritur Sali Berishën, me synimin për ta goditur atë.

“Do rrah doktorin, do i fus ca shpulla. Tau-tau-rrapa-patau. Duro, duro, hajde se flasim” – thoshte burri gjatë telefonatës që po kryente.

Policia njofton pas arrestimit se shtetasi me inicialet F. B., dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet pasi përbënte shqetësim për qytetarët. Kujtojmë se më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Sali Berisha u godit me grusht nga Gerti Shehu, një i ri i cili rezultoi po me probleme mendore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit