“Do rregullonim dhëmbët”/ Iu gjetën 200 mijë £, dënohet çifti shqiptar në Britani

“Do rregullonim dhëmbët”/ Iu gjetën 200 mijë…

Një çift shqiptar është dënuar për pastrim parash në Britani. Mësohet se Ardian Sharra, 51 vjeç dhe Valbona Laloshi, 41 vjeç akuzohen se tentuan të kalonin më shumë se 200 mijë paund nga Britania e Madhe drejt Italisë.

Sharra u dënua me 18 muaj shërbim dhe 200 orë punë pa pagesë nga autoritet birtanike. Ndërsa Laloshi me 12 muaj shërbim në komunitet dhe 50 orë punë pa pagesë.

Tre vite më parë, kur u bë arrestimi i tyre, çifti po udhëtonin me tre fëmijët e tyre dhe u ndaluan nga policia, përpara të cilëve u shprehën se po shkonin të vizitonin të afërmit e tyre në Brescia, Itali. Ata fillimisht u deklaruan oficerëve se kishin me vete pesë mijë paund, për trajtimin e dhëmbëve gjatë qëndrimit në Itali.

Por gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një valixhe në bagazhin e makinës 200 mijë paund. Ndërsa, në shtëpinë e çiftit u gjetën dokumente të shumta për dhjetëra depozita të mëdha parash në llogaritë bankare.

 Dyshimet lindën edhe për mjetin me të cilin udhëtonin ata. Sharra e kishte blerë Mercedesin për 11,000 £ dhe e kishte paguar me para në dorë vetëm dy muaj më parë. Ndërsa çifti kishte disa llogari bankare edhe në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit