“Do shkonte në Skoci për të luajtur golf ditën që Biden do të betohej si President”/ Trump-it i prishet plani, Kryeministrja skoceze: Qëllimi është që ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë

“Do shkonte në Skoci për të luajtur…
Në një intervistë per mediat e huaja ajo ka thënë se nuk është e informuar për këtë plan të Presidentit Trump, por sidoqoftë kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
Featured image of article: “Do shkonte në Skoci për të luajtur golf ditën që Biden do të betohej si President”/ Trump-it i prishet plani, Kryeministrja skoceze: Qëllimi është që ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon ka përgënjeshtruar lajmet se Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitonte Skocinë ditën që Joe Biden do të merrte pushtetin në dorë në SHBA. Në një intervistë per mediat e huaja ajo ka thënë se nuk është e informuar për këtë plan të Presidentit Trump, por sidoqoftë kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Më tej ajo tha se pret që Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë në 20 janar dhe jo të luaj golf në Skoci. Në fund Sturgeon tha se Presidenti në deytë i SHBA-së nuk do të lejohet që të hyjë në Skoci në atë periudhë për çfarë do arsye të mundshme që ka.

“Të luash golf nuk është ajo që unë do ta konsideroja një arsye të fortë”.Unë nuk kam ide për planet e udhëtimit të Donald Trump. Shpresoj dhe pres që, siç e presin të gjithë, plani që ai ka është të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Por përtej kësaj nuk e di. Ne nuk po e lejojmë atë të hyjë në Skoci për asnjë arsye në këtë kohë dhe kjo do të zbatohet për këdo tjetër,” tha ajo.

Presidenti Donald Trump në ditën që do të betohet pasardhësi i tij Joe Biden për të marrë detyrën është raportuar që do të largohej në Skoci për të luajtur golf në fushën, Turnberry Golf Resort.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit