'Do shkriheni' së qeshuri/ Spanjë, situatë kaotike për shkak të miut në parlament

‘Do shkriheni’ së qeshuri/ Spanjë, situatë kaotike…

Një vizitor i paftuar në parlamentin e qeverisë rajonale Andaluziane në Sevilje shkaktoi një shqetësim .Një mi u shfaq papritur në parlament të mërkurën, duke befasuar ligjvënësit ndërsa u përgatitën të votonin për një çështje madhore.

Në veçanti, ky takim u mbajt për të vendosur nëse Susanna Diaz , ish-presidentja rajonale e Andaluzisë, do të emërohej në pozicionin e senatores.Brejtësi hyri në dhomë si një zotëri dhe shumë prej deputetëve humbën ngjyrën e fytrës para tij.

Midis tyre ishte dhe kryetarja e parlamentit rajonal, Marta Bosket , e cila e tronditur mbuloi gojën kur pa miun.Sigurisht, brejtësi, i frikësuar nga prania e kaq shumë njerëzve, vrapoi të fshihej nën stola, duke shkaktuar një valë të re shqetësimi.

Disa deputetë u larguan, ndërsa të tjerët u kujdesën të ngrinin këmbët në vendet e tyre.Sipas dëshmitarëve okularë miu ishte mjaft i madh, gjë që ndoshta justifikon reagimet disi të forta të deputetëve andaluzianë.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit