Do shtoni në peshë dhe do jeni nevrikë, ja çfarë ju ndodh nëse flini në këtë mënyrë

Do shtoni në peshë dhe do jeni…

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur.

Të flemë natën, ndërkohë që jemi të uritur, dhe zhurmat fillojnë në stomak.

Të dhënat e publikuara tregojnë, se nëse flini të uritur, jeni duke dëmtuar organizmin.

Nuk do jeni në gjendje të mbyllni sytë.

Do rrotulloheni sa majtas-djathtas në krevat, dhe nuk do bëni një gjumë të rehatshëm.

Edhe nëse mbyllni sytë, truri do jetë zgjuar, dhe gjumin nuk do e bëni të qetë.

Gjumi i qetë është i rëndësishëm për metabolizmin, sistemin imunitar, si edhe për parandalimin e kancerit apo diabetit.

Mund të shtoni në peshë

Shumë njerëz mendojnë se po fjetën të uritur, arrijnë një fitore në betejën kundër mbipeshës.

Por, sa më të uritur do jeni, aq më shumë do hani në momentin e parë që do ju jepet mundësia.

Do ju bjerë niveli i sheqerit shumë poshtë, dhe do i suleni bukës.

Nëse nuk jeni të dhënë pas një darke të bollshme, konsumoni pak çokollatë të zezë, arra ose bajame.

Humbisni masën muskulare

Po nuk u ushqyet shëndetshëm dhe pa e tepruar në darkë, pak rëndësi ka sa orë palestër bëni.

Studimet thonë se nëse flini me stomakun bosh, i hiqni organizmit mundësinë për të marrë ushqyesit që konvertojnë proteinën në muskul.

Trupi, në këtë pikë, do ju djegë muskujt për të marrë energji.

Hani ushqim dhe pini ujë përpara se të stërviteni dhe disa orë përpara se të bini për të fjetur.

Ndjesia e ngopjes do t’ju ndihmojë të flini pa asnjë shqetësim.

Do të keni më pak energji

Organizmi ka nevojë për energji, gjatë gjithë 24 orëve.

Ai djeg kalori gjithë kohës.

Nëse pini një lëng me proteinë do ju përmbushen nevojat e organizmit dhe nesër do zgjoheni me energji

Do të jeni nevrikë

Kur flini të uritur bëheni dhe nevrikë. Gjatë ditës do keni luhatje humori.

Rekomandohet kos dhe arrorë të mos e teproni me ushqimin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit