Do strehoen në konvikte dhe hotele, mbërrin sot në Rinas avioni i parë me 300 afganë

Do strehoen në konvikte dhe hotele, mbërrin…

Mbërrin sot në Rinas avioni i parë që sjell 300 shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri.

BW mëson se afganët priten të zbresin në Rinas ditën e sotme, e shumta, brenda 24 orëve. Siç edhe kemi raportuar më herët, ata do të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës.

Bëhet e ditur se shpenzimet do të mbulohen nga NATO. Kujtojmë se afganët, janë duke u larguar nga vendi i tyre, pasi Afganistani u pushtua nga talebanët. Këta të fundit, kanë premtuar paqe dhe qetësi, por frika vazhdon ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit