"Do takoj dikë dhe do kthehem", trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta

“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një influencuese 29-vjeçare është gjetur e pajetë dhe e djegur në një vresht në Saint-Gilles, pranë Arles, në zonën e Gard.

Trupi i Sonia Bellinës u zbulua më 12 gusht 2026 nga një punëtor ferme, i cili e gjeti të shtrirë mes rreshtave të hardhive. Menjëherë pas zbulimit, autoritetet nisën hetimet për vrasje.

Bellina, e cila kishte rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, kishte dalë nga banesa rreth mesnatës për të takuar një burrë. Para se të largohej, ajo i kishte thënë motrës: “Po takoj dikë dhe kthehem menjëherë.” Pak kohë më vonë, telefoni i saj rezultoi i fikur.

Fillimisht, autoritetet nuk mundën të përcaktonin identitetin e viktimës. Prokuroria bëri të ditur se bëhej fjalë për një grua të re, por nevojiteshin ekzaminime të mëtejshme për të konfirmuar identitetin.

Pas analizave të ADN-së dhe hetimeve të kryera nga autoritetet, viktima u identifikua zyrtarisht si Sonia Bellina.

Sipas BBC, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, pasi hetuesit kanë siguruar prova që dyshohet se tregojnë për përfshirjen e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në ngjarje.

Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes së 29-vjeçares, ndërsa po punohet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në orët pas largimit të saj nga banesa.

Fakti që Bellina ishte larguar për të takuar një person dhe se telefoni i saj u fik pak më pas është një prej elementëve që po shqyrtohet nga hetuesit.

Hetimi vijon ndërsa pritet që dëshmitë dhe provat e reja të hedhin dritë mbi autorin ose autorët dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit