
Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi i vuri flakën pallatit ku jetonte. Ai kërcënoi se do të digjte ish- bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij. Mësohet se 28-vjeçari ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur, në katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste. I revoltuar se gruaja nuk i hapi derën, ai vuri flakën hyrjes së pallatit.
Sipas dëshmisë së 29-vjeçares kjo nuk është hera e parë që 38- vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera.
Nga ana tjetër 38-vjeçari i ka mohuar akuzat për të cilat ankohet 29-vjeçari, duke thënë se janë gënjeshtra dhe se ai kurrë nuk ka ushtruar dhunë mbi fëmijët. Ndërsa rezulton se 38-vjeçari ishte i dënuar më parë për dhunë në familje.