Do të fluturojmë brenda 1 ore në çdo vend të botës me Starship-in e Elon Musk

Do të fluturojmë brenda 1 ore në…

SpaceX, e udhëhequr nga Elon Musk, po avancion me planet ambicioze për të revolucionarizuar udhëtimin global duke përdorur raketën Starship, një mjet hapësinor 120 metra të lartë, i ndërtuar nga çelik inox, i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 27 mijë km/h, shumë më shpejt se aeroplanët komercialë. Me këtë raketë, Musk synon të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore të botës në më pak se një orë, duke përfituar nga shpejtësia e jashtëzakonshme dhe mundësia për të fluturuar paralel me sipërfaqen e Tokës. Ky projekt është konceptuar fillimisht më shumë se një dekadë më parë dhe ka marrë vrull të madh pas rizgjedhjes së ish-presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, Musk ka konfirmuar se realizimi i këtij vizioni tani është i mundur, duke theksuar se udhëtimi “Tokë më Tokë” me raketën Starship do të jetë një mundësi reale brenda disa viteve. Pasagjerët do të përjetojnë forca G të larta gjatë nisjes dhe uljes dhe kushte të gravitetit të ulët gjatë fluturimit, duke kërkuar masa të sigurisë si mbajtjen e rripave të sigurimit gjatë gjithë kohës. Ky koncept ka potencialin të transformojë udhëtimin global, por ka ende sfida të mëdha rregullatore dhe sigurie që duhen adresuar para se të realizohet.

Në vitin 2019, Musk e përshkroi Starship si një raketë me shpejtësi Mach 25, e aftë për fluturime deri në 20 minuta, duke eliminuar nevojën për shërbime tradicionale të avionëve. Ai ka theksuar gjithashtu se udhëtimi do të jetë i sigurt, dhe përvojat e pasagjerëve mund të krahasohen me atraksionin Space Mountain të Disney, duke nënkuptuar një fluturim të shpejtë dhe emocionues përmes hapësirës, për të mbërritur në destinacionin tjetër brenda disa minutash.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit