Do t'i futet politikës, Zhaku ndahet nga bashkëshorti Gjerman dhe kthehet në...

Do t’i futet politikës, Zhaku ndahet nga…

Inida Gjata një emër i njohur për publikun shqiptar. Me pseudonimin Zhaku , është adaptuar shumë shpejt me median dhe portalet për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta, ne vitin 2017 Zhaku deklaroi lajmin e martesës në Gjermani.

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata, ka konfirmuar martesën  para shtatë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar, nëpërmjet ndërrimit të statusit në “Facebook” dhe publikimit të një fotoje ku shfaqet me buqetë lulesh.

“E kujt ia merrte mendja që pas 14 vitesh që rashë në dashuri me këtë këngë, do bëhesha gruja e Dakarit. Kur isha 17 vjeç dhe bëja ‘Hit Parade’ tek ‘Alba TV’, kjo kënga ishte në Top 5”, citohet të jetë shprehur Inida për këngën “Stay ëith me”, Dakar and Grinser, shkruan Zhaku në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012.

Ajo që bëri përshtypje në fotot e ceremonisë së celebrimit ishte fakti se Zhaku nuk shfaqej e veshur me fustanin tradicional të bardhë të nusërisë, por me një fustan të zi.

Në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.

Statusi i Zhakut në “Facebook” ishte ‘single’, ç’ka ngriti dyshimet se martesa e saj kishte marrë fund.

Ndërkohë që ajo ka fshirë foton e martesës, Zhaku mban ende mbiemrin Kreuz të bashkëshortit. E si për të përforcuar dyshimet, Zhaku në morinë e statuseve ku mban qëndrime rreth politikëbërjes në Shqipëri, ka hedhur dritë edhe më shumë për statusin e saj.

Me një foto nga shtëpia e saj, ajo shkruan: “E vetmja e keqe kur jeton vetëm është që s’ka kush të ta shkrepi një foto duke ngrënë shalqi”.

Një mesazh tepër ironik që shpreh moskokëçarje për ndarjen nga bashkëshorti në një foto të vetme.

Para një muaji, ajo deklaroi se do të krijojë një parti të re politike, të cilën do ta emërtojë “Partia për Zhvillim Kombëtar”. Ngritjen e një force të re politike, Zhaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bënte thirrje për mbledhjen e firmave për ta regjistruar në Gjykatë. Pra përsa i përket karrierës, Zhaku ka deklaruar se do t’i hyjë politikës.

“Miq, a jeni gati të mbledhim bashkërisht të paktën 3000 firma votuesish për të regjistruar lëvizjen tonë politike në Gjykatë? Nëse jeni të gatshëm, duhet si më poshtë: Kërkesë për regjistrimin e Partisë për Zhvillimin Kombëtar dhe emër, mbiemër, numri personal, vendbanimi dhe firma. Mund të mblidhni lirisht sa të doni dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm bashkë për çdo informacion dhe detaj. Bashkimi bën fuqinë!“, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.

Në lidhje me këtë hap, Inida dha një intervistë për Adi Krastën në “A-Shoë”, ku pohoi se do të kthehet në Shqipëri për të themeluar një parti, nisur edhe nga situata e fundit ku Rama e ka çuar Shqipërinë, të cilën e krahason me një makinë të aksidentuar dhe me njerëz, të cilët po japin gjak e që duhet dikush t’i çojë për mjekim në spital.

“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht. Po themeloj një parti. Qëllim kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë”, u shpreh ajo.

Duket se Zhaku do ta lërë Gjermaninë për fushatë politike./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit