Do të isha në nivelin e Messi dhe Ronaldo po të mos e bëja këtë gjë

Do të isha në nivelin e Messi…

Fituesi i tripletës me Interin në vitin 2010, Wesley Sneijder së fundmi ka bërë një krahasim interesant mes tij dhe dy futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

‘Do të mund të isha më i mirë se Messi apo Ronaldo, por nuk ndihesha si ata për futbollin.
E kam shijuar jetën, ndoshta mbrëmjeve kisha në dorë një gotë verë.
Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica, gjë që e respektoj dhe është shumë në rregull për mua’ ka thënë Sneijder.

Ishte e pabesueshme kur pak ditë pas pensionimit shtoi shumë kilogramë, teksa kishte befasuar të gjithë kur ishte parë me mbipeshë në stadium.

/Insajderi.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit