'Våksina do të jetë falas në Greqi', deklarata e kryeministrit Mitsotakis që ka shkaktuar polemika të forta...

‘Våksina do të jetë falas në Greqi’,…

Greqia ka përcaktuar tashmë mënyrën e vaksinimit të popullatës për koronåvirusin, si dhe se ku do të porositet ajo.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka sqaruar situatën duke qartësuar se, ajo do të jetë falas në Greqi.

Ai tha se, nuk e di se kur Greqia do të ketë vaksinën, ose cilën prej atyre që po testohet, pasi mund të jenë edhe më shumë se një.

Por Mitsotakis, siguroi se, vaksina në Greqi do të vijë më shpejt se sa të vijë më vonë.

Gjithsesi, ai deklaroi se, në Greqi ajo do të jetë falas për qytetarët, por jo nëse ajo do të jetë me detyrim apo jo.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, disa ditë më parë tha se, vaksina do të vinte në fund të dhjetorit të vitit 2020.

Sipas tij, vaksina që do të marrë Greqia është ajo që po teston Universiteti i Oksfordit dhe që do e prodhojë kompania farmaceutike “AstraZeneca”.

Sipas deklaratës, Greqia do të marrë 3 milionë doza të vaksinave, kurse vetëm BE ka porositur 400 milionë të tilla.

Në rajon, Maqedonia e Veriut gjithashtu, tha se, ka siguruar vaksinën pasi Polonia do i shesë një pjesë të stokut të saj.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit