“Do të luaj sërish për Barcelonën?” Flet babai i Lionel Messit

“Do të luaj sërish për Barcelonën?” Flet…

Ai e përjashton rikthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë, ndërsa vëllai i yllit argjentinas shpërthen në akuza ndaj presidentit të klubit.

Jorge Messi, babai i Lionel Messit, ka mbërritur në Barcelonë. Ai udhëtoi për në Katalonjë, vetëm një ditë pasi PSG, ku luan Lionel Messi, pësoi një goditje të rëndë në humbjen 1-0 kundër Bayern Munichut.

Babai dhe përfaqësuesi i kapitenit të Kombëtares së Argjentinës nw aeroport iu shmang pyetjeve të gazetarëve për të ardhmen e djalit të tij, por komentoi shkurt “nuk besoj se Leo do të luajë përsëri për Barcelonën. Nuk kemi folur me Laportën dhe nuk ka asnjë ofertë”, theksoi ai, duke mbyllur përfundimisht derën e një kthimi në Spanjë, raporton TyC Sports.

Nga ana tjetër plot mllef ka qenë reagimi i vëllait të Lionel Messit.

Ne nuk do të kthehemi në Barcelonë dhe nëse e bëjmë, do të bëjmë një pastrim të mirë. Mes tyre, duke nxjerrë jashtë Joan Laporta, një mosmirënjohës, me gjithçka që Messi i dha Barcelonës”, tha Matías Messi, disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, ai siguroi gjithashtu se njerëzit nuk u mobilizuan për të kërkuar që ylli argjentinas të qëndrojë në klub.

“Njerëzit nuk e mbështetën, njerëzit duhet të dilnin të marshonin. Le të largohej Laporta dhe Messi të qëndronte. Katalanasit janë tradhtarë”, tha vëllai i Messit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit