Do të martohet me partneren, Xheni Karaj bën deklaratën e fortë: “Do ta sfidojmë legjislacionin”

Do të martohet me partneren, Xheni Karaj…

Xheni Karaj është një nga aktivistet e komunitetit LGBT, e cila së fundmi ka folur mbi lidhjen e saj me Livian teksa ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”.

Xheni ka treguar se ajo dhe Livia duan të martohen, por martesa mes personave me të njëjtin seks nuk është e miratuar në Shqipëri.

Xheni ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep zgjidhje, do të shkojë deri tek Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut.

“Të jetë për mua marr Livian dhe që tani shkoj tek Bashkia e Tiranës për t’u martuar. Ne do të sfidojmë këtë legjislacion. Janë edhe dy çifte të tjera që duan të bëjnë këtë gjë. Presim të rregullohet procesi gjyqësorë, sepse siç e dimë ende nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Po nuk e zgjidhëm këtu do të shkojmë në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një beteje që zgjat por do presim. Pjesa më e rëndësishme për ne është barazia ligjore”, u shpreh Xheni. /tpz.al

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit