‘Do të ndodhë sonte në orën 11:38...’ Meri Shehu paralajmëron disa shenja horoskopi

‘Do të ndodhë sonte në orën 11:38…’…

Ekuinoksi Pranveror 2021, Pranvera në jetën tonë. Universi na jep përgjigjen e tij në një periudhë të vështirë psikologjike, fizike, ekonomike, në të cilën e ka hedhur Planetin sëmundja.

Së shpejti kemi Pranverën e Re që ndodh në dt 20 Mars në orën 11e 38 minuta të mbrëmjes. Dita barazohet me Natën.

Viti i Ri Astrologjik fillon sot, Ashtu siç ka filluar shekuj e shekuj më parë. Dielli do jetë në pikën zero të fillimit në shenjën e Dashit. Dielli i zjarrtë i nxituar por me inisiativën e fillimit nga e para.

Horoskopi do jetë në Gaforre, që tregon një ide të re, një përpjekje të re, dhe sporin e një krijimi të ri. Pjellori dhe një lindje të re sjell ky ekuinoks i këtij viti. Me udhëheqsin e horoskopit. Hënën në shenjën e Binjakëve në takim me karmën veriore në Binjak dhe Marsin në Binjak do kemi një energji të brendshme apo veprim të brendshmë me shume ide dhe mendime.

Kujdes vetëm tek propozimet e paqarta, të cilat do ta mjegullojnë veprimin dhe mund të sjellin frikë dhe pasiguri. Duhet të kërkojmë me saktësi atë që (Fshihet pas Fjalëve) dhe të marrim informacion të saktë për çdo gjë.

Kryengjelli Mikail do jetë afër me Marsin dhe kjo do sjellë frymë luftarake dhe stategji në luftë. Por edhe luftë për çështje Ideologjike e Fetare. Me ndikimin e Aldebaran do kemi shkëlqim dhe fitore por do tërëheqim edhe shumë Armiq. Kujdes në atë pikë të dobët të jetës suaj ku do ndikoj sipas hartës tuaj astrologjike personale’ shkruan Meri në Facebook.

Dashi

Nuk do ti shmangeni dot realitetit të provokimeve dhe informacioneve që do ju nxjerrin hapur në një anë apo me një qëndrim të caktuar sado që tendenca është të ruani dualizmin në marrëdhënie apo bashkëpunime.

Demi

Duhet te percaktoni me qarte ne kete periudhe pranvere ke rruge do ndiqni ne ceshtjet ekonomike dhe a do udhetoni large apo afer per te arritur gjerat qe i keni me vonese edhe ne jeten personale

Binjaket

Kjo pranverë do jetë shumë e furishme për ju dhe madje luftarake me informacione dhe dëshira por edhe ideologjizma. Mund t’ju shumfishohen punët dhe të mirat por edhe të kqijat Duhet të keni kujdes.

Gaforrja

Do përdorni shumë rrugën e fshehtë apo strategjitë për ti ndryshuar rrugën fitores dhe për ta kthyer në favorin tuaj. Kjo do jetë shumë e vështirë pasi nuk do ju shërbej konkretisht personalisht dhe mund të tentoni me pas autokatastrofine.

Luani

Nuk është koha të bëni Mbretin por të diturin dhe të gjeni shtegun e duhur për të marr një rol me drejtues në çështje sociale apo në rrëmujën që do krijohet rreth jush në shoqëri e dashuri

Virgjeresha

Nuk ka me luftë të ftohtë sado bukur që ta keni ngritur kurthin. Tashmë duhet nerv dhe zjarr që të vendosni në vendin e duhur kundërshtarët tuaj

Peshorja

Duhet të hapni krahët me shumë se sa i keni peshuar mundësitë tuaja. Një fluturim diku në një botë më filozofike shkencore apo një përcaktim i nje misioni personal është shumë me përparesi.

Akrepi

Lufta juaj do ketë të bëjë me të drejtën për të fituar ekonomikisht. Kjo e drejtë e punës dhe e shpërblimit kishte kohë që i kishte mbyllur portat hermetikisht. Një strategji e zgjuar do ju sjellë fitoren.

Shigjetari

Kjo mund të jetë fundjava e fundit që rrini në shtëpi të rehatuar. Çdo ditë do filloj të bëhet lëvizje veprim dhe bashkëpunim. Përball jush po vijnë aramatat Turke.

Bricjapi

Kujdes në lidhje me punën e përditshme. Ka zjarr ndryshimesh dhe ju duhet një kualifikim i mirë që të arrini një rezultat konkret. Në të kundërt jeni në pozitë të vështirë, kujdes shëndetin dhe aleancat e dyfishta.

Ujori

Mund të jeni shumë pjellore. Të lindni binjak por edhe të tërhiqni persona në dashuri që kanë lidhje dyfishe. Ju duhet të merrni informacion dhe të bëni strategjinë tuaj për të fituar dashurinë.

Peshqit

Do jetoni në dy shtëpi ose do ndërtoni një bazë të re, e cila në fakt do ju hapi pak debate në lidhje me ecurinë e shpenzimeve apo përcaktimin tujaj si prezencë për parashikime të detajuara të jetës personale, punës, dashurisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit