"Do të q* robt edhe në varr", Bedrie Loka u kërcënua nga burri

“Do të q* robt edhe në varr”,…

Bedrie Loka, 41-vjeçarja nga Sukthi që u vetëhelmua, ka rënë pre e dhunës verbale nga i shoqi, Xhemal Loka. Ndonëse ky i fundit deklaroi në polici pas arrestimit se nuk e ka kërcënuar gruan, por kanë pasur vetëm debate në çift, një video e filmuar nga familjarët tregon të kundërtën.

Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim”, ka deklaruar Xhemal Loka.

Xhemali në një video teksa kërcënon gruan në prani të djalit, brenda banesës së tyre. Zënka duket se ka zanafillë xhelozinë e krijuar nga përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e viktimës.

Xhemal Loka: “Të zhduk! Të q* robt, t’i shkë***ej robt mu në vorr! E dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!

Bedrie Loka: Kush është ai që fut turinjtë?

Xhemal Loka: As kërkush, oj Bedrie!

Dëgjohet t’i thotë gjatë një zënke Xhemal Loka gruas së tij. Dyshohet se video është filmuar nda djali i mitur i çiftit. Katër fëmijët e familjes Loka kanë rrëfyer se dhuna, presioni dhe zënkat ishin të pranishme gjithmonë në familjen e tyre.

Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime … ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që s’ke për të shku. Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”– tha u shpreh fëmija i mitur në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit