Do të shiteshin 6 mijë euro, sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës

Do të shiteshin 6 mijë euro, sekuestrohen…

Një 30-vjeçar i identifikuar si Eluar Thaçi, banues në Katund të Ri, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dy mina me telekomandë.

Policia njofton se minat do të shiteshin për shumën e 6 mijë eurove, dhe do të përdoreshin në ngjarje të mundshme kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një tjetër ngjarje e mundshme kriminale. Policia e Durrësit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Parandalimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Th., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit