Do të thotë ‘uji i zi’ në serbisht, cili është qyteti në Shqipëri që kërkon ndryshimin e emrit sllav

Do të thotë ‘uji i zi’ në…

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar.

Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për tu shqyrtuar në komisionet parlamentare.

Parlamenti i ri do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e votimit të këtij projektligji historik për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.

Pas nismës pë ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës.

Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar zt. Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.

Bashkia Skrapar ndër të tjera sëbashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit