"Do të vetëizolohet", Sllovakia ndryshon rregullat për personat e pavaksinuar

“Do të vetëizolohet”, Sllovakia ndryshon rregullat për…

Covid 19 vijon ende të ndërgjegjësojë shumë shtete, teksa Sllovakia ka ndryshuar totalisht rregullat për personat që duan të futen në këtë vend. Sipas mediave atje, shtetasit që nuk kanë kryer vaksinën dhe që do të futen në Sllovaki pas datës 9 korrik 2021, do t’iu kërkohet të regjistrohen përmes formularit eHranica, teksa më pas do të duhet të vetëizolohen. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Martin Klus. Përmes një postimi në Facebook, Klus ka shkruar se ata që janë të vaksinuar nuk do të vetëizolohen.


“Kushdo i vaksinuar plotësisht që kthehet në Sllovaki nga jashtë do të përjashtohet automatikisht nga vetë-izolimi dhe testimi, sepse ai ose ajo do të jetë në gjendje të provojë vaksinimin përmes një certifikate evropiane ose kombëtare Covid,”- shkroi Klus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit