"Do të votoja këdo për të hequr qafe Erdoganin”/ Turqia shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve

“Do të votoja këdo për të hequr…

Zgjedhjet e Turqisë shkojnë në balotazh të dielën, 28 maj. Dhe pavarësisht se janë të shumtë ata që kanë deklaruar se duan që të largojnë presidentin aktual, Rexhep Tajip Erdogan shpreson që votuesit në rajonin jugor të tërmetit të miratojnë mesazhin e tij islamik dhe t’i japin atij votën.

Ndërkohë, mësohet se, votimi jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka përfunduar me një pjesëmarrje rekord.

Erdogan iu afrua shumicës absolute në votimin e parë, pavarësisht krizës ekonomike dhe zemërimit të njerëzve që jetonin në rajonin jugor, ku një tërmet masiv goditi në shkurt duke vrarë të paktën 50,000 njerëz.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit