"Do të vrasim familjen”/ Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi i Veliajt, prangosen 3 persona

“Do të vrasim familjen”/ Kërcënuan biznesmenin që…

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan sepse kërcënuan pronarin e një firme. Mësohet se Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, kanë kërcënuan se do t’i vrisnin familjen një biznesmeni nëse ai nuk tërhiqej nga një tender, ku po garonte.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Bashkia Tiranë dhe shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet. Më pas tre të arrestuarit e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.  

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij”, njofton policia.

Tre personat e sipërpërmendur janë vënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit