"Do tërhiqem shumë shpejt nga futbolli!" Messi jep lajmin e trishtë për fansat

“Do tërhiqem shumë shpejt nga futbolli!” Messi…

Mesa duket epokës së Lionel Messit në futboll po i vjen fundi. Gjatë një emisioni televiziv ai u shpreh se nuk do të vazhdojë të luaj më.

Gjatë intervistës ku ishte i ftuar sëbashku me ish-shokun e tij të skuadrës në Kombëtare, Ezikuel Lavezin ai tha se çdo gjë që do të bëjë pasi të lë furbollin do të ketë lidhje me sportin.

Nuk dihet sakësisht se kur mund të tërhiqet, pasi ai nuk përmendi datë. Pas 4 ditësh, Messi dhe Argjentina e tij do luajnë në Botërorin e Katarit.

Unë e dua futbollin, më pëlqen ta luaj dhe e vetmja gjë që kam bërë gjatë gjithë jetës sime është të luaj futboll.

Nuk mendoj se do të vazhdoj të luaj më shumë, por jam i sigurt që çdo gjë që do të bëj më vonë do të ketë lidhje me futbollin”, tha ylli argjentinas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit