Do ti provonit? Studimi: Konsumi i insekteve pajis trupin me proteina dhe ul obezitetin

Do ti provonit? Studimi: Konsumi i insekteve…

Një studim i bërë në ShBA sa i përket ushqimeve me bazë insektet, sugjeron se ‘faktorit të neverisë’ duhet të kapërcehet nëse këto lloj ushqimesh bëhen të zakonshme.

Në studim përmenden disa nga përfitimet e përdoruesve të këtyre ushqimeve, si pajisja e trupit me proteina që këto insekte përmbajnë dhe ulja e obezitetit të konsumatorëve. Qindra milion njerëz në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, vlerësohet se tashmë hanë insekte në një masë të konsiderueshme. Tashmë shpresa është se qëndrimet perëndimore ndaj këtyre ushqimeve do të ndryshojnë me kalimin e kohës, ndoshta në mënyrë të ngjashme se si sushi u bë një ushqim i zakonshëm.

Tashmë studiuesit thonë se po shikohet mundësia e kultivimit të këtyre insekteve në mënyrë artificiale, gjë që po merr shumë vëmendje. Megjithatë shumica e njerëzve nuk janë konsumatorë të insekteve, kjo për disa faktorë ngurues si paragjykimet mbi shijen dhe pamjen.

Nga të dhënat e studimit, rezulton se vetëm 13% e 603 personave të pyetur në Mbretërinë e Bashkuar thanë se do të ishin të gatshëm të hanin rregullisht ushqim për insektet. Rreth 47% thanë se nuk do ta hanin rregullisht dhe 40% ishin të pasigurt.

Më shumë se 82% e njerëzve prisnin që ushqimi i insekteve të ishte krokant, 64.6% i kripur dhe 62.4% i hidhur. Gjetjet e studimit po prezantohen në Kongresin Evropian për Obezitetin (ECO) të kësaj jave në Venecia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit