Do t'i shiste, kapet me armë zjarri dhe arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Do t’i shiste, kapet me armë zjarri…

Policia e Sarandës ka arrestuar një 18-vjeçar me inicialet L.V.. I riu dyshohet se zotëronte armë zjarri dhe kishte si qëllim shitjen e tyre në qytet. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 7”, për goditjen e një rasti në këtë fushë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit