‘Do t'kujtojmë sa t'kemi jetë’/ U përplasën bashkë me parashutë, vajza shkruan dedikim prekës për mikun që iu nda nga jeta

‘Do t’kujtojmë sa t’kemi jetë’/ U përplasën…

Një aksident i rëndë në ajër ndodhi ditën e djeshme në Koristë të Prizrenit.

Për fat të keq, një 27-vjeccar, Fatox Gërxhaliu, mbeti i vdekur, pasi u përplas në ajër me mikeshën e tij, Jona Gegaj, teksa të dy po fluturonin në ajër.

Për këtë humbje, vetë Jona i ka dedikuar disa rreshta prekës mikut të saj që u nda nga jeta, pasi të dy u përplasën në ajër.

“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu . Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. Bashkënjdej dhimbjen me kolegë e familjarë.”, ka shkruar ajo.

Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në aksident si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë fluturim në ajër.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit