Do trafikonte armë drejt Greqisë, policia kap në flagrancë 28-vjeçarin

Do trafikonte armë drejt Greqisë, policia kap…

Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar pasi në automjetin e u gjetën armë te cilat do t’i trafikonte Greqisë.

Sipas policisë shtetasi u arrestua në flagrancë.

Korçë

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Fajanca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin në të cilin u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte drejt Greqisë, vihet në pranga 18-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pushkë automatike), municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, pas një hetimi 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fajanca”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit