Do u kthehen protestave masive, opozita braktis mbledhjen për Reformën Zgjedhore

Do u kthehen protestave masive, opozita braktis…

Opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Kongreseve.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se nuk bëhet fjalë për një braktisje finale të tryezës së Reformës, por vetëm për ditën e sotme, në një kohë kur  opozita do të jetë pjesë e protestës së sotme që do të mbahet duke nisur nga ora 16 e 30 e pasdites.

Edhe mbledhja e javës së kaluar në Këshillit Politik u shoqërua me konflikte të shumta mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të deklaratave të Ramës se Reforma do të bazohej vetëm te rekomandimet e OSBE-Ohdir, dhe jo te kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit