''Do u nxjerr të palarat''/ Telashe për njeriun më të pasur në botë

”Do u nxjerr të palarat”/ Telashe për…

Miliona njerëz në planet kanë vuajtur krizën e pazakontë të koronavirusit. Por njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos vetëm sa e ka shtuar ‘malin’ e parave.

Pronari i Amazon mendohet se tani ka një pasuri prej 150 miliardë dollarësh. Ekspertët thonë se me këtë ritëm, ai do bëhet njeriu i parë në botë që ka në pronësi 1 trilion dollarë deri në vitin 2026.

Por teksa paratë po i shtohen, Bezos ka nisur të jetojë si një yll Hollivudi, ndryshe nga pamja prej ‘peshkopi’ që kishte ofruar vazhdimisht, shkruan Daily Mail.

Ai nuk njihet më që kur u nda nga e shoqja, MacKenzie, me të cilën kishte 26 vite bashkë dhe 4 fëmijë. Nga ndarja, ai humbi 38 miliardë dollarë, të cilat e bënë ish-bashkëshorten e tij direkt femrën e tretë më të pasur në planet.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit