Do udhëtoni në Greqi? Publikohen udhëzimet e reja: Ja çfarë duhet të plotësoni përpara

Do udhëtoni në Greqi? Publikohen udhëzimet e…

Shteti grek ka nxjerrë një njoftim të ri për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Hapur janë vetëm pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë e Kakpshticë, ndërkohë që lejohet vetëm shtetasit grekë, minoritarët, apo shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi greke.

Ata duhet të plotësojnë një formular online dhe duhet të kenë me vete barkodin që të kalojnë në kufi.

NJOFTIMI

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

?Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve ? në pikën hyrëse të kalimit në Greqi ??.

?Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin ?⛔.

?Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.

?Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

?Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave ? ? vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje ?? ?? por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit