“Do vijmë sot, do vijmë nesër”, banorët te Zogu i Zi kërkojnë zgjidhje pas një jave pa ujë

“Do vijmë sot, do vijmë nesër”, banorët…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një shqetësim lidhur me furnizimin me ujë në zonën e Zogut të Zi, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Sipas denoncimit të qytetarit, prej rreth një jave një çarje në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë për bizneset dhe banorët përreth.

Qytetari thotë se problemi është raportuar disa herë dhe se kanë kontaktuar persona të ndryshëm për të kërkuar ndërhyrjen, por deri në momentin e raportimit, situata vijon të mbetet e pazgjidhur.

Kemi një javë pa ujë. Bizneset përreth kanë mbetur pa ujë dhe kemi kontaktuar shumë persona, por asnjë zgjidhje. Çdo ditë po na thonë ‘do vijmë sot’, ‘do vijmë nesër’”, shprehet qytetari.

Sipas tij, mungesa e ujit po krijon vështirësi të mëdha për aktivitetet e biznesit, ndërsa problematika prek edhe pallatet dhe ambientet përreth Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Qytetari i bën apel strukturave përgjegjëse që të ndërhyjnë për riparimin e çarjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit