'Do vinte si Çeço...', Lefter Maliqi ja bën '8 me 2' Kryeministrit: Ja për çfarë e detyruam Ramën...

‘Do vinte si Çeço…’, Lefter Maliqi ja…

Kryeministri Edi Rama, ka pasur ditët e fundit shumë përplasje me opozitën parlamentare, në lidhje me reformën zgjedhore.

Sipas deputetit të Beratit, Lefter Maliqi, është pikërisht kjo opozitë që e ka “mbërthyer” kryeministrin Rama me qëndrimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Maliqi thotë se, kryeministri Rama, është detyruar të pranojë e miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Po sipas tij, tani Rama, do të duhet të pranojë edhe rotacionin politik.

Ja statusi i plotë i deputetit Lefter Maliqi në Facebook:

“Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta.

Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik, ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere ne koma ose do te pesoje paralize te plote duke vazhduar te thote ne publik budalliqe. Ne nuk kemi levizuar nga qendrimi yne proamerikane e proeuropiane dhe ja arritem qellimit.

Ne e detyruam Ramen te bashkohej me ne per te miratuar marreveshjen zgjedhore historike te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane dhe te mbeshtetur nga BE dhe SHBA.

Miqte e mi bashkohuni me ne qe ti tregojme Ramziut se ne jemi sot opozita e vertete dhe neser do te jemi maxhoranca.

Gjithcka ju keni thene dhe se bashku do e miratojme keto dite ishin per te diskretituar Ramziun dhe per ti treguar se jemi proamerikane e proeuropiane.

Është koha ti tregojmë shqiptareve dhe nderkombtareve se deputetet per marreveshje te tilla historike per te ardhmen e vendit ne BE voten e kane trasparente publike te paster te ndershme dhe te hapur.

Votimi i fshehte i sherben vetem Antishqiptareve, antieuropianeve dhe antianerikaneve.Shqiperia si Europa”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit