Dodik voton përpara kamerave për zgjedhjet në Serbi

Dodik voton përpara kamerave për zgjedhjet në…

Nacionalisti serb Milorad Dodik të dielën e 17 Dhjetorit ka votuar për zgjedhjet në Serbi në qytetin e dytë më të madh në Bosnje dhe Hercegovina, Banja Luka. Teksa ai ka marrë fletën e votimit kur është paraqitur në qendrën e votimit ka bërë një veprim që nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë do të penalizohej me masa administrative për shkelje të ligjeve.

Kamerat kanë regjistruar momentin kur ai vendos fletën e tij në tavolinë para vëzhguesve dhe gazetarëve, që të shikohej se se çfarë ka rrethuar.

Më herët Milorad Dodik ka deklaruar që ai do të shpallë Republikën Srpska si republikë të pavarur nga Bosnje dhe Hercegovina dhe do të iniciojë referendum për t’u bashkuar me Serbinë në të ardhmen në shërbim të serbisë së madhe.

Këto veprime nga ana e Dodik tregojnë që nacionalizmi serb vazhdon ti hedhë benzinë zjarrit në ballkan për të hapur konflikte të reja duke prekur plagët e vjetra për të ushqyer iluzionin e demonancës serbe në rajon.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit