Doganierët serbë në Jarinje e Bërnjak japin dorëheqje

Doganierët serbë në Jarinje e Bërnjak japin…

Doganierët serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak kanë dhënë dorëheqjen. Kjo ka ardhur pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, si dhe gjykatësve dhe prokurorëve serbë.

Ata shprehen se dorëheqja është një akt moral dhe shenjë solidariteti me serbët e Kosovës. Më tej shojnë se kjo është dhe dëshmi e mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit