Dogjën 2 makina gjatë natës në Korçë, arrestohen 4 adoleshentë

Dogjën 2 makina gjatë natës në Korçë,…

Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë të rinjtë kanë bërë fjalë me njërin prej drejtuesve të mjeteve të cilin mëngjesin e sotëm i kanë djegur pjesërisht makinën. Sipas gjyshes së të të dëmtuarit kanë qenë fqinjët ata që i kanë lajmëruar për makinën që po digjej dhe kanë dalë menjëherë me mjete rrethanore dhe kanë bërë të mundur mos përhapjen e flakëve në gjithë automjetin.

Te rinjtë nuk janë mjaftuar me kaq por kanë djegur edhe një mjet tjetër jo shumë larg mjetit të parë, pronar i se cilës mësohet të jetë shok me pronarin e mjetit të djegur në lagjen 4 të këtij qyteti.

Policia ka identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë 4 të rinjtë, të moshave 16,17 dhe 18 vjeç të cilët i ka shoqëruar në komisarat për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit