Dogjën flamujt serbë| Prangosen 2 persona, policia nuk kursen as 6 të mitur

Dogjën flamujt serbë| Prangosen 2 persona, policia…

Pas protestës së djeshme të thirrur nga Sali Berisha, kundër ‘Ballkanit të Hapur’, ku u dogjën flamuj kombëtar të Serbisë, policia ka nisur me arrestimet. Mësohet se Policia ka prangosur dy shtetas, Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht edhe 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit