
*Foto ilustruese
Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit ku u dogj qëllimisht një makinë në pronësi të shetases P.K,30-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen “Belul Hatibi” në zonën e Kinostudios, teksa automjeti ishte i parkuar.
Policia bën me dije se ka identifikuar tre persona të cilët janë shpallur në kërkim. Ato janë identifikuar si Alban Sylejmani 65-vjeç nga Maqedonia, si dhe shtetasit, Afrim Sejfulla, 37-vjeç dhe Fitim Bublica 40-vjeç banues në Kosovë.
Policia po punon për kapjen e tyre dhe bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.