Dogji gruan e më pas u vetëvarë, dalin pamjet nga ngjarja tragjjike

Dogji gruan e më pas u vetëvarë,…

Orët e para të mëngjesit, një çift është gjetur i pajetë në fshatin Kryemdhenj të Kavajës. Gruaja ishte e karbonizuar thuajse tërësisht brenda një mjeti, ndërsa bashkëshorti u gjet disa metra më larg i vetëvarur në një pemë. Flakët e mjetit që po digjej alarmuan banorët e fshatit, të cilët pasi mbërritën menjëherë në zonë panë ngjarjen makabre. Bëhet fjalë për Bilbi Shirja 48 vjeç, i cili kishte vrarë dhe djegur në makinë bashkëshorten Fëllënxën 45 vjeç dhe më pas ishte vetëvarur në pemë. Çifti kishin 2 fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç të cilët humbën brenda ditës të dy prindërit në rrethana tragjike.

Po çfarë ndodhi mes tyre?

Burime për faxneës bëjnë me dije se çifti kishte nisur 2 muaj më parë procedurat e divorcit, ndërsa këtë të hënë pritej zgjidhja përfundimtare e martesës. Ndërsa mëngjesin e sotëm Fëllënxa po bëhej gati të nisej për në punë pasi punonte në një rrobaqepësi në Golem, kur në banesën ku jetonte tashmë e vetme i ishte shfaqur Bilbili. Dyshohet se ai e ka futur me dhunë në makinë dhe më pas e ka çuar në një zonë, ku i ka vënë flakën duke e djegur të gjallë.

Pak çaste më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Bashkëfshatarët janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa askush nuk flet keq për ta. Disa të tjerë nën zë pohojnë se e dinin që kishin probleme mes njëri-tjetrit. Raportohet se forcat e policisë i kanë hequr trupat nga vendngjarja pas më shumë se 8 orësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit