“Doja që Boris Johnson të vdiste”, aktorja e “Harry Potter” habit me deklaratën e saj

“Doja që Boris Johnson të vdiste”, aktorja…

Një deklaratë e fundit e aktores së njohur te “Harry Potter”, e cila tha se se kishte dashur që kryeministri britanik Boris Johson të vdise nga koronavirusi, I ka shokuar të gjitha.

Bëhet fjala për Miriam Margolyes, aktoren angleze, e njohur për rolin e saj si Profesor Sprout.

E ftuar në “The Last Leg”, aktorja nuk u kursye kur rrëfeu se një pjesë e saj do të dëshironte ta shihte kryeministrin Boris Johnson teksa humbte jetën nga koronavirusi.

“E kam patur të vështirë që të mos dëshiroja vdekjen e Boris Johnson-it. Doja që ai të vdiste”, tha Margolyes.

“Por mendova se do të reflektojë keq për mua dhe nuk dua të jem ai lloj personi që dëshiron që njerëzit të vdesin. Kështu që unë dëshirova që ai të përmirësohej, gjë që ai e bëri, u bë më mirë. Por nuk u bë më i mirë si qenie njerëzore. Dhe do ta preferoja me të vërtetë edhe këtë ndryshim”, shtoi Margolyes.

Kujtojmë se kryeministri britanik qëndroi për disa ditë në spital pasi u infektua nga koronavirusi. Boris Johnson gjithashtu kaloi disa ditë të vështira në përballje me virusin vdekjeprurës, ku mjekëve ju desh ta fusnin në kujdes intensiv dhe ta trajtonin me oksigjen. /Shekulli

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit