‘Doja të shlyeja borxhin’, kunetërit shqiptarë kapen në shtëpi bari në Angli

‘Doja të shlyeja borxhin’, kunetërit shqiptarë kapen…

Dy shqiptarë janë kapur nga policia britanike, në një banesë, duke kultivuar kanabis sativa.

Mediat britanike shkruajnë se në pranga kanë përfunduar dy kunetër dhe ata janë shtetasit shqiptarë Adrian Qevani dhe Ervin Abazi.

Të dy po kujdeseshin për rritjen e rrënjëve të kanabisit. Vlera e drogës që po kultivohej kapte vlerën nga 8 deri në 27 mijë paund. Gjykata ka dhënë një dënim prej 14 muaj burg për kunetërit.

Përfaqësues të autoriteteve britanike kanë thënë se në ndërtesën që ishte kthyer në një laborator droge janë gjetur ventilatorë, freskuese, llamba, dhe pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Adriani kishte shkuar në Britani, për të shlyer disa borxhe, që kishte babai. Shkuarjen në Britani ia kishte sugjeruar pikërisht kunati.

Ervini kishte shkuar në Britani para 6 apo 7 muajsh dhe ishte në borxh prej 12 mijë paundësh me njerëzit që e kishin dërguar në Angli. I riu shqiptar ka thënë se paratë do t’i shlyente me anë të punës që do të bënte aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit