Dojna Mema nxjerr zarfin, Tea Trifoni banore e Big Brother Vip së shpejti?

Dojna Mema nxjerr zarfin, Tea Trifoni banore…

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka krijuar sot konfuzion në emisionin Goca dhe Gra ku ëhstë pjesë dhe Tea Trifoni,  ish konkurrentja e Përputhen, më e përfolura prej tyre.

Ajo ka folur ekskluzivisht për autorësinë dhe moderimin e Fun Club që pritet të fillojë së shpejti. Veç kësaj në fund të emisionit ka vendosur tu bëjë një rreng vajzave. Ajo ka nxjerrë një zarf të Big Brother, teksa brenda shkruhej se :Tea ishte ftuar si banorja më e re për tu bërë pjesë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo gjë ka shkaktuar hutim dhe emocione nga vajzat, të cilat nuk e kanë pritur aspak këtë situatë. Madje Olesia ka reaguar duke pyetur Tean nëse do të largohej nga emisioni. Pas disa momentesh suspance, Dojna ka treguar se kjo ka qenë thjesht një shaka dhe duke qeshur i kanë kërkuar Teas që të qetësohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit