Dokument/ Ministri Çuçi ble 6000 Euro mjaltë, mish e urinë; dhe… 28 kg “hallate” dashi, cjapi e demi, për testim “Covid” në blegtori

Dokument/ Ministri Çuçi ble 6000 Euro mjaltë,…

Pasi ka dëgjuar, që “babloku” e mbrojti dhe e shpëtoi popullin nga epidemia; ministri i Bujqësisë Bledar Çuci, ka nisur operacionin e testimit të bagëtive, për të zbuluar nëse janë prekur nga “Covid 19”.

Duke qenë se lopët, delet, deshët, dhitë e cjeptë, bletët, peshqit e pulat, nuk kanë mundësi të vetëmbrohen nga “armiku i padukshëm”, por edhe ngaqë nuk kanë as “Komitet Ekspertësh” që t’i këshillojnë; ministri Bledar Çuci, ka menduar t’u bëjë analizat.

Me një urdhër të datës 12 maj 2020, ka shpallur tenderin jo sekret me vlerë 7.5 milionë lekë, për marrje mostra mishi nga dele e dhi; qumësht lope, peshk dhe vezë nga pulat e mjaltë nga bletët; të gjitha të freskëta.

Për të dalë sa më “të sakta” analizat, ministri Çuci ka porositur ka 6000 Euro, për këtë mostra: 33 kg mish muskul dele; 23 kg mish muskul dhie, 63 litër qumësht lope, 11 kg dhjam, 6 kg peshk, 71 kokrra vezë e 26 kg mjaltë të freskët.

Nuk e dimë, nëse analiziat do mbahen “Sekret shtetëror”, por në listën e mostrave trupore që duhet t’u merren bagëtive, janë edhe nga 19 m/l urinë dele e dhie dhe… 28 kilogramë “hallate” dashi, cjapi e demi; përcaktuar në kriteret e tenderit, që të jenë të freskëta e aktive fiziologjikisht.

Fat i madh, që “bablokut” nuk i shkoi mendja, ta bënte këtë lloj testimi për “Covid” edhe tek njerëzit; se do ta kishte nisur nga “tigri”, nga “shefi junior” i opozitës dhe nga “luani” i Presidencës.

/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit