Dokumenti/ Mirela Kumbaro, i dha firmës së sallamit “HAKO” parkun e Butrintit me PPP... qiraja 2,6 Euro në ditë

Dokumenti/ Mirela Kumbaro, i dha firmës së…

Skandalet e Rilindjes nuk kanë fund. Këtë radhë bëhet fjalë për ministrinë e Kulturës.

Bëhet fjalë, për Kontratën Enfiteoze Nr. 3681, datë 02.06.2017, lidhur mes kompanisë së sallameve “HAKO shpk” dhe Ministrisë së Kulturës, me objekt: dhënie me qira në zonën arkelogjike Butrinit, për ndërtim objektesh biznesi qebaptore, restorante, hotele e kënde lojërash.

Kjo kontratë, për ta kthyer Butrintin në beton, qebaptore dhe motel; sipas KLSH është shkelje e rëndë ligjore; me përmbajtje, pazar korrupsioni me pronën publike dhe krim ndaj pasurive me trashëgimi kulturore, që mbrohet nga “UNESCO”.

Madje ish-ministrja Kumbaro, për t’i paraprirë këtij pazar-biznesi; ka nxjerrë Udhëzim nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për administrimin me qira, të qendrave të trashëgimisë kulturore”, por këtë udhëzim e ndalon Neni 118 i Kushtetutës.

Në kontratën e qirasë, thuhet se firmës “HAKO shpk”, i jepet 217,38 m2 sipërfaqe “Butrint”; nga e cila 60,33 m2 është objekt antik dhe 153,45 m2 është sipërfaqe zonë arkelogjike mbi e nëntokësore, ende në proces kërkimesh.

Në Ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, nuk ka asnjë nen, që i jep të drejtën ministres së Kulturës e as kryeministrit; të japin me qira mjedise arkelogjike-muzeale.

Por, ish-ministrja Kumbaro; pasi ka vlerësuar “standardet” e firmës së sallamit “Hako”; ka nxjerr urdhër dhe ka nënshkruar më të; kontratë qiraje për biznes ushqimor e hoteleri në Butrint, raporton Pamfleti.

Madje, po me këtë kompani, ministrja Kumbaro ka negociuar dhe projekte e Kontrata Enfiteoze, për biznese të tilla në disa kala, zona, qëndra e monumente të trashëgimisë kulturore, ku ndalohet edhe teshtima; jo më era e vajit dhe tymi i qofteve e kremviçeve.

Sipas KLSH, rezulton se Kontrata Enfiteoze “HAKO shpk” me nr. 3681, datë 02.06.2017, ka abuzime të rënda ligjore brenda saj; të cilat ministrja Kumbaro, i ka hartuar e lejuar qëllimisht në mirëkuptim me firmën, për ta bërë fakt e me sa më shumë përfitime.

  1. Kontrata nuk është e ligjëruar me Akt-Noterial dhe nuk është regjistruar në Kadastër, megjithëse e detyron ligji, sepse është “Kontratë Enfiteoze”, që përmban dhe ndërtime betoni.
  2. Kontrata Enfiteoze dhe 5 anekset e saj, nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë e me detaje, vlerën totale të investimit; por vetëm thuhet, se firma do investojë 300 000 Euro; ndërsa në pikën 6, vlera totale e investimit është shënuar 3,667,918.57 lekë.
  3. Ligji e lejon kontratën vetëm për 1 vit kohë; por kjo kontratë është caktuar për 5 vjet e me të drejtë rinovimi, nëse firma është korrekte; ndërsa në pikën 5 të Plan-Biznesit, thuhet se investimi është për 12 vite, me të drejtë përsëritje po kaq vite e deri në 99 vite. Mashtrim, apo marifet?
  4. Në kontratë, thuhet se firma e sallamit “HAKO shpk”, do ta zbatojë vetë projektin, sepse ka staf teknik të specializuar ndërtimi; ndërsa po në këtë kontratë, thotë se projektin do ta zbatojë firma “Agi KONS” e Gentian Sulaj (ortak pallatesh me Monika Kryemadhin).
  5. Në kontratë nuk përcaktohet, sa sipërfaqe jepet me qira firmës “HAKO shpk” e çfarë strukture objektesh dhe hapësirash ndërtimi, do bëjë në Butrint; por shënohet vetëm vlera e qirasë totale të kontratës: 10 000 lekë të reja në muaj, ose me qira ditore sa 0.5 kg sallam popullor.

Kaq për sot; referuar materialeve shkresore, që kanë ardhur në redaksinë tonë; në vijim do publikojmë fakte të tjera skandaloze, jo vetëm për kontratën në Butrint.

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit