Dokumentat/ I binduri i “Avdylajve” 280 mln lekë tender me “flamur të kuq”

Dokumentat/ I binduri i “Avdylajve” 280 mln…

Bashkia e Shijakur e drejtuar nga Elton Arbana, ka lidhur së fundmi një tender vlerë më shumë se 276 milionë Lekë të reja, në një garë të dyshimtë.

Sipas dokumenteve zyrtare, bashkimi i operatorëve ekonomikë “KRONOS sh.p.k” dhe “KUPA sh.p.k” janë shpallur fitues të tenderit me objekt “Ndërtim i rrjetit të ujësjellësit për qytetin Shijak”. Referuar kontratës, punimet janë parashikuar të mbyllen për 10 muaj.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë fituese janë në pronësi, përkatësisht të Vasil Jovanit dhe Shkëlqim Kupa.

Në tender kanë marrë pjesë pesë kompani apo bashkime operatorësh ekonomikë. Ajo që vihet re është se janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit. Procedurë kjo që shënohet me “flamur të kuq” (shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion).

Në dokumentit zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, sqarohet se ka pasur ankesa nga një prej operatorëve të skualifikuar, që më pas është tërhequr.

Kompanitë fituese, sipas kontratës do të arkëtojnë 276.533.198,6 Lekë pa TVSH nga kontrata me Bashkinë e Shijakut e drejtuar nga Enton Arbana.

Emri i këtij të fundit u përfol me publikimit në media të përgjimeve të dosjes së pagëzuar “339”m vitin ekaluar. Në një telefonatë të transmetuar në media, Enton Arbana, komunikonte me Astrit Avdylajn.

Në telefonatë vihej re toni dhe fjalori bindës i Elton Arbanës ndaj Astrit Avdylajt, tanimë pas hekurave për “prodhim dhe shitje të narkòtikëve”, “trafikím të narkòtikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kríminal” dhe “grup të strukturuar krímínal”. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit