DOKUMENTAT/ Shqipëria në krizë, Tërmet Peçi rrit taksat!

DOKUMENTAT/ Shqipëria në krizë, Tërmet Peçi rrit…

Në një kohë krize si kjo që po kalojmë për shkak të pandemisë COVD-19, lipset që qeveria qendrore dhe ajo lokale të lehtësojnë barrën e taksave për biznesin. Por, në Tepelenë po ndodh e kundërta.

“Gazeta Atdheu” sjell listën e taksave vjetore që një biznes në Tepelenë paguan dhe në mënyrë paradoksale, vihet re se këtë vit krize, barra fiskale është më e lartë se sa një vit më parë.

Dokumentat e publikuara ekskluzivisht nga “Gazeta Atdheu” tregojnë se i njëjti biznes që pagoi vjet 8’120 Lekë taksë vjetore në bashkinë e drejtuar nga Tërmet Peçi, këtë vit paguan 12870 lekë.

Më konkretisht, tarifat që biznesi ka paguar në llogari të Bashkisë së Tepelenës një vit më parë janë: 120 Lekë për taksën e tabelës, 2’500 Lekë për taksën e gjelbërimit, 2’500 Lekë për taksën e ndriçimit dhe 3.000 Lekë për taksën e pastrimit.

Këtë vit krize, paguan 4’750 Lekë më shumë.

Nuk ka ndryshuar taksa e tabelës, ndërkohë kanë pësuar rritje të gjitha të tjerat: taksa e gjelbërimit – 3’750 Lekë, po kaq taksa e ndriçimit, ndërsa taksa e pastrimit ka ‘kapërcyer’ në 5’250 Lekë, nga 3’000 Lekë që paguhej një vit më parë.

Një teknikë e çuditshme kjo e Tërmet Peçit të Tepelenës që rrit taksat për biznesin në kohë krize./Gaztetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit