Dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi ka një njoftim të rëndësishëm për emigrantët...

Dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi ka…

Emigrantët shqiptarë në Greqi që kanë aplikuar për dokumente të reja, do të duhet të paraqiten pranë sporteleve të ambasadës tonë në Athinë.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen.

Bëhet fjalë për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë.

Sipas ambasadës, pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

NJOFTIMI I AMBASADËS:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se, procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën, na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

  1. EMËR MBIEMËR; 2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT; 3. KODIN POSTAR; 4. NUMRIN E CELULARIT; 5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit